"Kushton 1400 euro": Berisha: Ekziston një telefon pa kartë, e përdorin qeveritarët

16 March 2022, 07:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Kushton 1400 euro": Berisha: Ekziston një telefon pa kartë,
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme duke thënë se ekziston një dosje e madhe e të ashquajturit telefoni “BQ” që sipas tij është përdorur nga qeveritarët tanë për të komunikuar me organizata kriminale.

Berisha theksoi se përmes këtij mjeti komunikimi janë porositur vrasje, duke shtuar se kushton 1400 euro dhe më pas hidhet.

Berisha: Ekziston një dosje e madhe, e telefonit BQ, e cila i ka bërë radiografinë më të tmerrshme këtij regjimi. Unë e kam iphone. Është telefon special ai.

Ata që e kanë përdorur i kanë bërë vetes radiografinë, është shkak se pse Shqipëria është këtu ku është. Sepse Serbia është aty ku është. Unë sot e mësova. Na qenka një telefon pa kartë, të cilin rëndom e kanë përdorur edhe qeveritarët tanë. Me kë kanë folur…*bën me dorë. Kanë folur me kë kanë dashur vetë. Me organizata kriminale.

Kanë folur se të tjerë, që kanë porositur vrasje, jo ky se po të ishte ia them, se nuk ia kërkoj. Unë kujtoja se ishte aplikacion kjo BQ. Ky është tsunami i nëndheshëm. Po mos të kisha të dhëna konkrete, të jesh i sigurtë që nuk do e nxirrja këtu. Këto paskan qenë të përhapur. Ma tha një mik. Kushton 1400 euro në vit, e më pas hidhen. Ky paska qenë kurthi i artë. Ata që e kanë blerë e kanë blerë. Unë e kujtoja aplikacion si Skype. Për inicialet nuk kam ç’të bëj unë…


Video