A do ti hiqet mandati Olta Xhaçkës për resortin 5 mln euro? Ja kur do të mblidhet Këshilli për Imunitetin

22 June 2022, 18:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A do ti hiqet mandati Olta Xhaçkës për resortin 5 mln euro? Ja
Olta Xhaçka

Kuvendi njofton se Këshilli për Rregulloren dhe Imunitetin do të mblidhet ditën e premte, 24 Qershor, për të shyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes dhe ministres Olta Xhaçka.

PD e akuzon ministren e jashtme Olta Xhaçka se ka përfituar nga pasuritë shtetërore nëpërmjet bashkëshortit të saj biznesmen dhe kunatës së saj, që nëpërmjet dokumenteve është paraqitur si investitore amerikane strategjitike. Por, realisht, nuk është tjetër përveçse gruaja e vëllait të Xhaçkës në këtë aferë.

Afera u denoncua pak ditë më parë dhe nga deputeti demokrat Agron Shehaj, i cili sqaroi me dokumenta se në vitin 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike ka shpallur investitor strategjik kompaninë AG.TCC shpk në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka për ndërtimin e një resorti me 5 yje në Drimadhes mbi 5 milionë euro. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit.

 Këshilli për Rregulloren dhe Imunitetin do të vendosë ditën e premte nëse do t’i hiqet imuniteti Olta Xhaçkës dhe ajo të ndiqet penalisht, apo kërkesa e bërë nga Partia Demokratike do të rrëzohet.


Video