Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një vajzë e re është shoqëruar me forcë nga Policia gjatë protestës para ministrise se Arsimit. Ajo ka deklaruar se po protestonte në mënyrë paqësore.
Ky veprim ka ardhur gjatë tubimit, ku situata është tensionuar mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë.
“Po protestoja në mënyrë paqësore”, është shprehur qytetarja.
Nga ana tjetër, po vijojnë përplasjet e studentëve me policinë e shtetit.
Të rinjtë sërish shkëputën kangjellat e trotuarit dhe i vendosën në mes të rrugës së Durrësit.
Pas kësaj, policia po hodhi ujë në drejtim të studentëve.