Studentët bllokojnë Rrugën e Durrësit me kangjella

14 October 2026, 12:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Studentët bllokojnë Rrugën e Durrësit me kangjella

Vijon aksioni i protestuesve edhe sot më 14 tetor përpara Ministrisë së Arsimit dhe në Rrugën e Durrësit.

 Pasi shkulën kangjellat, me to të rinjtë kanë bllokuar krejtësisht rrugën.

Tashmë Rruga e Durrësit është “nën këmbët” e protestuesve, teksa makinat nuk po kalojnë.

 Po ashtu, janë shkatërruar edhe kangjella të tjera e reklamat anash rrugës.

 Revolta e studentëve nisi me revoltë, ku pati bojkot të mësimit nga studentët dhe nxënësit. Mijëra persona ndodhen në rrugë duke protestuar.

 


Video