Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pavarësisht se protesta e radhës ishte thirrur në orën 14:00, studentët e fakulteteve të Drejtësisë, Ekonomikut, Mjekësisë dhe Politeknikut, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugët e Tiranës duke shkaktuar bllokim të qarkullimit.
Me thirrjet "Pa rini nuk ka Shqipëri' si dhe "Shqipëria kërkon revolucion", të rinjtë kanë marshuar drejt ministrisë së Arsimit aty ku pati përplasje të ashpra gjatë ditës së djeshme me efektivët e policisë.