54-vjeçari plagoset me armë zjarri në këmbë, nuk dihen rrethanat! (EMRI)

14 October 2026, 09:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

54-vjeçari plagoset me armë zjarri në këmbë, nuk

Një 54-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë. Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 06:50, 54-vjeçari Gëzim Aliaj është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në këmbë, në rrugën “Josif Pashko”.

 54-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Top News mëson se i plagosuri ka deklaruar se ka një konflikt pronësie me motrën. Policia ka sekuestruar kamerat prane vendit ku ka ndodhur plagosja

"Më datë 14.10.2026, rreth orës 06:50,  është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi G. A., rreth 54 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrugën “Josif Pashko”. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën", njofton Policia.

 Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit


Video