Protesta zhvendoset në akse kryesore të kryeqytetit, ndizet zjarr edhe te “Pazari i Ri”

13 October 2026, 21:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protesta zhvendoset në akse kryesore të kryeqytetit, ndizet zjarr edhe

Protesta e studentëve është zhvendosur në disa institucione, por edhe në disa nga akset kryesore të Tiranës. Fillimisht protesta nisi te Ministria e Arsimit për t’u zhvendosur më pas te Bashkia e Tiranës.

Gjithashtu është ndezur zjarr edhe te “Pazari i Ri”.

Protesta ka vijuar me përplasje mes policisë dhe studentëve, ndërsa vijojnë edhe shoqërimet e protestuesve nga policia.

Efektivë të policisë gjithashtu janë vendosur kordon në disa zona për të shpërndarë protestuesit.

 

 


Video