Protesta e studentëve/ Nxënësit e gjimnazit "Partizani" në Tiranë bojkotojnë mësimin (VIDEO)

14 October 2026, 09:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protesta e studentëve/ Nxënësit e gjimnazit "Partizani"

Një ditë pas protestës së studentëve që u shoqërua me dhunë policore, nxënësit e shkollës Partizani kanë bojkotuar mësimin.

Në protestën e djeshme që zgjati mbi 8 orë, studentët u përplasën me policinë, e cila nuk u kursye, duke dhunuar mizorisht disa prej tyre.

Ndërkohë, sot në shenjë proteste gjimnazistë kanë refuzuar që të futen në mësim, ndërsa kanë qëndruar në oborrin e shkollës.

Sot është njoftuar në orën 14:00 një tjetër protestë nga studentët.

 


Video