"Studenti i drejtësisë në kërkim të së drejtës"/ Kush është Klevi Metaj, i riu që u kthye në 'simbolin' e protestës! (Profil)

14 October 2026, 09:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Studenti i drejtësisë në kërkim të së
FOTO: Klevi Metaj

Klevi Metaj, student në Universitetin e Tiranës, është kthyer në një nga emrat më të komentuar pas protestës studentore të së martës, ku përplasjet me policinë u shoqëruan me skena dhune.

Pamjet e tij në përballje me efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku i riu po shihet si simbol i protestës dhe i përplasjes me forcën e uniformave blu.

Metaj është djali i Brikena Metajt, korrespondentes së News24 në Gjirokastër. Në videot e publikuara nga protesta, ai shfaqet duke ecur në trotuar, kur një efektiv policie e godet. Momente më pas, studenti shihet në një përplasje fizike me disa efektivë të FNSH-së, të cilët mbajnë shkopinj gome.

Pamjet e mëvonshme e tregojnë të riun të prangosur te kangjellat e Ministrisë së Arsimit, ndërsa në fotografi të tjera ai shfaqet me shenja të dukshme dhune brenda një furgoni policie.

Episodi ka marrë vëmendje të veçantë në rrjetet sociale, ku përdoruesit e kanë përshkruar Metajn me shprehjen “Studenti i drejtësisë në kërkim të së drejtës”.

Protesta studentore nisi fillimisht me thirrjet për largimin e qeverisë Rama, të cilët të rinjtë e kanë akuzuar si përgjegjësen e vetme të gjendjes aktuale të arsimit, pabarazisë, mungesës së meritokracisë që i detyron të rinjtë të emigrojnë.

Dhjetëra qytetarë u shoqëruan forcërisht në komisariat, ndërsa të tjerë, përfshirë edhe gazetarër, mbetën të plagosur.


Video