6 persona në spital pas lëndimeve nga protesta e djeshme, Ministria e Shëndetësisë: Po marrin trajtimin te Trauma

14 October 2026, 10:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

6 persona në spital pas lëndimeve nga protesta e djeshme, Ministria e

Në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të marrin kujdes shëndetësor 6 persona të lënduar gjatë protestës së ditës së djeshme, ku tre janë kalimtarë dhe tre protestues.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 3 kalimtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore, të cilët vijojnë qëndrimin në spital, ndërkohë njëri prej tyre po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Sa i përket gjendjes së 3 protestuesve, gjithashtu edhe këta janë në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej tyre do të vijojnë qëndrimin në spital, ndërsa për personin e tretë po kryhet vlerësimi mjekësor për të përcaktuar nëse nevojitet shtrimi.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur gjatë natës 1 protestues me shenja intoksikimi, i cili, pas marrjes së trajtimit në urgjencë dhe rekomandimeve mjekësore, është larguar nga spitali.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale u uron shërim të shpejtë të gjithë personave të lënduar dhe garanton vijimin e kujdesit mjekësor sipas nevojave të secilit.


Video