One Albania mbështet për të pestin vit radhazi Maratonën e Tiranës

16 Nëntor 2026, 12:07Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

One Albania mbështet për të pestin vit radhazi Maratonën e

Mijëra vrapues nga vende të ndryshme të botës, për disa orë, lanë pas ritmin e përditshmërisë për t'ia kushtuar të dielën sportit. Kryeqyteti mirëpriti edicionin e dhjetë të Maratonës së Tiranës, me pjesëmarrjen e 5,800 vrapuesve nga mbi 40 shtete. Për të pestin vit radhazi, One Albania mbështet aktivitetetin më të madh sportiv në kryeqytet.

Rrugëve të Tiranës, atletë profesionistë, vrapues amatorë, por edhe njerëz që kishin vendosur të sfidonin veten për herë të parë, u nisën me të njëjtin synim: të arrinin në vijën e finishit. Disa për të fituar, të tjerë për të thyer një rekord personal. 

Pjesëmarrja në maratonë është kthyer tashmë në një traditë edhe për One Albania, e cila prej pesë vitesh mbështet organizimin e kësaj gare, me synimin për të nxitur aktivitetin fizik dhe për t'u dhënë më shumë hapësirë nismave sportive në kryeqytet. Mes pjesëmarrësve ishin edhe punonjës të liderit të telekomunikacit, si dhe kolegë nga One Mali i Zi.

Në përfundim të garave, vëmendja u zhvendos në Sheshin “Italia”, ku u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve. One Albania iu bashkua ceremonisë, për të vlerësuar sportistet që u renditën në vendin e parë në kategorinë Tirana 10K për femra dhe në Gjysmëmaratonën 21 km për femra. 

Për disa orë, Maratona 2026 i dha qytetit një tjetër ritëm, duke bërë bashkë njerëz me histori, mosha dhe synime të ndryshme, që përtej rezultateve dhe medaljeve, ndanë emocionet e një gare që prej vitesh është kthyer në traditë për kryeqytetin. 



Video