Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

16 Nëntor 2026, 11:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e

Një shpërthim me lëndë plasëse tritol është regjistruar në banesën e një 33-vjeçari, ndërsa detaje të reja janë zbardhur nga hetimet paraprake.

Dyshimet e grupit hetimor janë përqendruar te pista e hakmarrjes, ndërsa ngjarja dyshohet se mund të ketë lidhje me një krim të ndodhur 16 vite më parë.

Bëhet fjalë për vrasjen e 17-vjeçarit Daniel Rrapushi, i cili u vra me thikë në korrik të vitit 2010. Ngjarja e rëndë në atë kohë u lidh me motive të dobëta, që kishin nisur nga konflikte për adresa në rrjetin social Facebook.

Sipas të dhënave të policisë së kohës, Daniel Rrapushi, atëherë nxënës në vitin e tretë të gjimnazit, u qëllua me thikë në zemër nga Mateo Pasha. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Marjus Muskaj, plagosi me thikë shokun e viktimës, Rauf Bregun.

 

Pas ngjarjes, policia arrestoi katër persona të dyshuar si të përfshirë në krim.

Në atë periudhë, për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe përplasjet mes familjeve, forcat e policisë shtuan kontrollet pranë banesave të personave të përfshirë dhe mbajtën nën vëzhgim familjarët dhe të afërmit e tyre.

Tashmë, shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit ka rikthyer në vëmendje konfliktin e vjetër. Megjithatë, lidhja mes dy ngjarjeve mbetet në kuadër të dyshimeve dhe pritet të verifikohet nga hetimet.

 


Video