
Për herë të parë në historinë e degës së Partisë Demokratike në Fier, drejtimin e saj e merr një grua. Enkelejda Veliu është zgjedhur kryetare e re e PD-së në Fier, duke fituar përballë katër kandidatëve të tjerë, Ardian Ferros, Fatjon Semanjakut, Gentian Koçit dhe Festim Metës.
Gara u zhvillua e ngushtë mes Veliut dhe Ardian Ferros, me vetëm katër vota diferencë. Veliu mori 196 vota, ndërsa Ferro 192.
Në procesin e votimit morën pjesë rreth 3 800 anëtarë të PD-së në Fier. Ndërkohë, pas rishikimit të listave, numri i anëtarësisë së degës është reduktuar ndjeshëm, nga rreth 8 000 anëtarë që rezultonin më parë.
Zgjedhjet për kreun e degës së PD-së në Fier nuk u zhvilluan në afatin e përcaktuar nga statuti i partisë, ndryshe nga degët e tjera në vend.
Gjatë kësaj periudhe, detyrën e kryetarit të komanduar e mbajti Ardian Ferro.