Kontrata e lobimit të 'Besos së Tajvanit', Kokalari: U paguan 2.7 milionë USD tek kompania e afërt me Susie Wiles, e cila u shkarkua nga Trump!

7 November 2026, 15:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kontrata e lobimit të 'Besos së Tajvanit', Kokalari: U
Evi Kokalari

Lajmi i publikuar për një kontratë të re lobimi me shuma marramendëse ka shpërthyer në Uashington. 

Në këtë skanda është përfshir një biznesmen shqiptar i denoncuar publikisht nga opozita për lidhje të ngushta me kryeministrin Edi Rama dhe një kompani të fuqishme lobimi.

Sipas dokumenteve të publikuara nga aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, kompania shqiptare Balkan Energy SHA, e lidhur me biznesmenin Skënder Sulaj, ka kontraktuar kompaninë amerikane Ballard Partners për shërbime lobimi në Shtetet e Bashkuara.

Dokumentet e publikuara nga Kokalari paraqesin gjithashtu raportime financiare të Ballard Partners për dy subjekte me emrin Balkan Energy: Balkan Energy DMCC dhe Balkan Energy SHA.

Për Balkan Energy DMCC, raportimet për vitin 2025 përfshijnë shumat 80 mijë, 230 mijë dhe 650 mijë dollarë, si dhe raportime prej 750 mijë dollarësh për tremujorin e katërt.

Në regjistër shfaqet edhe një raport përfundimi i depozituar në prill 2026, me të njëjtën vlerë prej 750 mijë dollarësh.

Reagimi i Evi Kokalarit: 

Kush është kompania Balkan Energy, me pronar Skënder Sulajn, që ka paguar $2,700,000 për lobim në SHBA?

Kanë kontraktuar Ballard Partners, ku më parë ka punuar Susie Wiles, ndërsa pronari i Ballard ka pasur ndikim të konsiderueshëm në Shtëpinë e Bardhë.

Kontrata e lobimit dhe pagesat janë bërë nga prilli 2025 deri në korrik 2026.

2,700,000$ është një shumë mjaft e konsiderueshme, prandaj pyes, dhe më bën përshtypje: çfarë lobimi po bëjnë këta në SHBA?



Video