Zbulohet arsyeja e ndarjes së Leonardo DiCaprio me Camila Morrone

21 September 2022, 22:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet arsyeja e ndarjes së Leonardo DiCaprio me Camila Morrone
Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone

Ndarja e aktorit Leonardo DiCaprio me modelen 25-vjeçare Camila Morrone ishte kryefjala e mediave rozë. Por shumë mund të pyesin se cila ishte arsyeja që dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre të dashurisë.

DiCaprio dëshironte që të kishte një familje me modelen por modelja ishte e fokusuar në karrierën e saj të aktrimit dhe nuk ishte gati të kishte fëmijë.

“Ishte Camila ajo që e ndërpreu marrëdhënien me Leon sepse ai donte që ajo të ishte në shtëpi dhe të kishte fëmijë, por ajo dëshiron të përqendrohet tek karriera. Ai ka arritur në atë pikë në jetën e tij ku dëshiron të ketë një familje. Por Camila ka punuar drejt ëndrrave të saj që kur ishte 16 vjeçe, që kur ishte në filmin Bukowski të James Franco. Leo nuk bëri asgjë për karrierën e saj, ajo është më e mërzitur për këtë më shumë se çdo gjë tjetër”, thonë disa burime për The Sun.

Megjithatë tani aktori e ka mbyllur këtë kapitull pasi përflitet se është në një lidhje me modelen Gigi Hadid.


Video