
Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genard Topalli kanë qenë një nga çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar që kur konfirmuan lidhjen e tyre në fillim të vitit. Por, pjesa rreth të cilës ka më shumë kuriozitet është marrëdhënia e moderatores me ish-kryeparlamentaren. Gjë për të cilën e ka ngacmuar edhe Ermal Mamaqi Cindy-n së fundmi në “Dance with me”.
“Sindi është ëndrra e çdo vjehrre, nuk e di a je e fejuar apo… bëj shaka se e di mos u përgjigj. Dhe vjehrra jote është ëndrra e çdo nuseje”- tha Ermali duke qeshur.
Megjithatë Cindy nuk zbuloi detaje teksa tha: “Nuk kam unazë, tani kam ardhur vetëm me varëse dhe vathë, unazë nuk kam.”
Në intervistat e dhëna publikisht, ajo nuk i ka shpëtuar pyetjeve në lidhje me Genarin. Ajo ka deklaruar se ai është mbështetësi i saj më i madh për çdo gjë që bën dhe për këtë e vlerëson, duke shtuar se ai s’është xheloz. Cindy ka zbuluar se familjet e tyre janë prezantuar, por duke mos dhënë shumë detaje.