Vin Veli bëhet baba për herë të dytë, partnerja e tij ndan me ndjekësit portretin e vogëlushit (FOTO)

26 Janar 2025, 12:52Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vin Veli, DJ i njohur shqiptar është bërë baba për herë të dytë, me partneren e tij të huaj Karolina Gasiunaite.

Ka qenë ajo që ka ndarë në rrjetin social Instagram, foton me djalin e tyre, ndërsa ka vendosur dy emoji, një zemër të kuqe dhe një arush.

Edhe pse vetë Vin Veli nuk ka ndarë foto të plotë, vajza që i ka rrëmbyer zemrën në profilin e saj publik ka ndarë mjaft foto me barkun e rrumbullakosur, duke vërtetuar në këtë mënyrë ata do të bëheshin prindër për herë të parë së bashku.

Kujtojmë që disa vite më parë Dj ka qenë në një lidhje me moderatoren e Bora Zemani. Çfiti sollën në jetë djalin e tyre Arbor. 

Pas ndarjes, Bora filloi një romancë me aktorin Donald Veshaj, i cili edhe sot vazhdon të jetë parnteri i saj.

Edhe pse të dy në rrugë të ndryshme, Bora dhe Vin Veli ndajnë raporte të mira së bashku. Ky detaj u vu re në ditëlindjen e djalit të tyre teksa i ftuar ishte dhe DJ.

Video