"Ai të ka vendosur një perde, ti nuk e kupton", babai i Loredanës vjen në shtëpi, i pakënaqur për lidhjen e saj, takon edhe Jozin

26 January 2025, 08:42Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Ai të ka vendosur një perde, ti nuk e kupton", babai i

Babai i Loredanës ishte këtë mbrëmje në shtëpinë e Big Brother për t’i bërë surprizë vajzës së tij.

Por ndërsa i tha se është krenar dhe i kënaqur për të, ai tha se nuk është dakord për lidhjen e saj me Jozin, duke i thënë se është afruar shumë.

“Je afruar shumë me Jozin, erdhe për programin tënd, je vajzë shumë e mirë, shumë e rritur, më bëhet qejfi që t’i të ecësh në rrugën tende dhe jo të ndikohesh nga dikush tjetër që nuk e di a është apo jo për ty. Po të jetë për mirë, keni kohë që të njiheni me njëri tjetrin, por për këtu ti erdhe të bësh programin tënd dhe këtë të bësh”, i tha ai.

“Unë rrugëtimin tim do e bëj, por ai është bërë pjesë e saj”, i tha Loredana.

“Nuk duhet të kishe arritur deri në pikë. Ti e di që unë s’të ndaloj, por ty të ka mbuluar, të ka vënë një perde por ti nuk e kupton. Megjithatë forca, se ti do i a dalësh, me një cik distancë siç të takon. Të bësh lojën tënde”, i tha babai Loredanës.

“Do t’i mbajë vëth në vesh këto”, tha ajo.

Pas takoi vajzën e tij, babai i Loredanës ka kërkuar që të takojë edhe Jozin.

Ai i kërkoi atij që të shikojë rrugëtimin e tij, duke nënkuptuar se nuk është aspak dakord me lidhjen e tyre.

“Kisha dëshirë që ti të shikojë rrugën tënde. Nëse keni diçka, ka kohë që t’i shtyni më tutje ose t’i ndërprisni aty. Nuk më vjen mirë fare që të shikoj gjëra të kësaj natyre, ne jemi shqiptar, në kemi tradita”, tha ai.

“Do mundohem ta vlerësoj këtë që po më kërkon”, tha Jozi.

“Unë Jozin e dua dhe nuk e fshij dot nga zemra, do mundohem të dëgjoj atë që më thotë të shikoj dhe rrugëtimin tim”, tha Loredana pasi babai u largua nga shtëpia e Big Brother.


Video