VIDEO+FOTO/ “I vendoste by*ën në fytyrë burrit tim”, gruaja e ish-lojtarit italian XHELOZE për kolegen e partnerit! 

7 April 2025, 09:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO+FOTO/ “I vendoste by*ën në fytyrë burrit tim”,
Eleonora Abanjato, balerina e njohur italiane/ Prezantuesja, Dileta Leota

Eleonora Abanjato, balerina e njohur italiane, ka zbuluar se ka qenë shpesh xheloze për prezantuesen, Dileta Leota.

Kjo e fundit drejtonte në “DAZN” përkrah bashkëshortit të Abanjatos, ish-futboillistit Federiko Balzareti.

E ftuar në emisionin “Obbligo o Verità” në “Rai2”, Abanjato ka pohuar se nuk i kishin pëlqyer disa situata.

“Xheloze? Kur burri im punonte në televizion me një vajzë të bukur, isha shumë xheloze. Unë i bëja imitime, skena. Ajo i vendoste by*ën në fytyrë. Unë nuk kam format e saj për fat të keq”, tha Abanjato.

Kur pjesa tjetër e panelit i përmendën emrin e Dileta Leotës, ajo nuk ngurroi të shtonte: “Jeni të gjithë të dashuruar me të”.



Video