VIDEO/ "Megalluks", Kozakun e lë makina në mes të rrugës

15 May 2022, 19:08Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ "Megalluks", Kozakun e lë makina në mes të
Kozak Braci

Kozak Braçi, personazhi i njohur i rrjeteve sociale, pak kohë më parë mori vëmendjen e mediave, pasi u mor peng nga disa persona.

Përmes fotove apo videove që publikon në rrjetet sociale, Kozaku pretendon se bën një jetë luksi, madje shpesh herë përmend fjalën "mega-lluks". Gjithsesi, e diela e sotme duket se nuk ka qenë aq shumë luks për Kozakun, pasi mjeti i tij e ka lënë në rrugë.

Në video e publikuar nga JOQ, Kozaku është filmuar nga qytetarët ku duket se mjeti i tij "Mercedes Benz" e ka lënë në mes të rrugës në Sukth të Durrësit. Nuk dihet se çfarë problemi ka pësuar mjeti "lulsoz" i tij.

"Mercedezi, nanë e motër, Kozaki 100% e ka lënë në mes të rrugës." shkruan qytetari për JOQ.


Video