Sekreti i “dhelprave” të Norvegjisë në Eurovision, çfarë fshihej pas tyre?

15 May 2022, 15:01Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sekreti i “dhelprave” të Norvegjisë në Eurovision,
Fitorja e Ukrainës në Eurovision u ngarkua me mesazhe politike

Fitorja e Ukrainës në Eurovision u ngarkua me mesazhe politike, nga ku presidenti Volodymir Zelensky premtoi se do të bëjë gjithçka për të pritur festivalin në Mariuopol vitin e ardhshëm.

Përfaqësimi i sivjetshëm i Norvegjisë në Eurovizion fsheh një histori të çuditshme. Askush nuk e di se kush qëndron pas maskave të Subwoolfer-it, të shfaqura në skenën e Pala Olimpico-s në gjysmëfinalen e parë të eventit të madh, gjithnjë me debat, për shkak të performancave ekstreme në kurriz të cilësisë së këngës. Dikur ishte ndryshe. Europiani i këngës ishte elegancë muzikore e tekstuale e jo shfrenim.

Keith dhe Jim, siç quhen me nofkat përkatës, pretendojnë se kanë jetuar në Hënë për miliona vjet dhe tani janë në një mision special për të kapur “fronin” e Eurovizionit dhe për të bërë të njohur muzikën e tyre për të gjitha galaktikat.

“Ne përpiqemi të bëjmë më të mirën për të pushtuar botën, të paktën muzikore. Ne jemi grupi më i madh në galaktikë për miliona vjet. Dhe tani ne do të qëndrojmë këtu në Tokë për të paktën disa milionë vjet. Ka qenë vërtet e vështirë të këndosh në fillim, sepse në atmosferë ka shumë oksigjen dhe nuk jemi mësuar, por tani jemi mirë”, kanë thënë dyshja në faqen zyrtare të organizatës muzikore.

Madje kanë shtuar se kanë përgatitur diçka të veçantë, në rast se do të sjellin vendin e parë në Norvegji. “Nëse kjo ndodh, atëherë të gjithë jeni të ftuar në Hënë. Ne kemi një vend të mrekullueshëm atje dhe ka gjithashtu një bar falas. Por nëse nuk është e mundur të arrijmë atje, ne do t’u kërkojmë tokësorëve në Norvegji të na presin,” thanë ata.

Në fakt, të shumtë janë ata që konsiderojnë se maskat e “Subëoolfer” duken si maskimi i tyre në këtë klip. Të tjerë duan që “Give That Wolf A Banana” të jetë “vazhdimi” i hitit të tyre të mëparshëm “What Does The Fox Say?”.


Video