Vendoset dita se kur do përcillet për në banesën e fundit Vjosa Berisha, detajet rreth ceremonisë mortore

29 June 2022, 17:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vendoset dita se kur do përcillet për në banesën e fundit
Vjosa Berisha

Regjisores së njohur Vjosa Berishës do t'i jepet lamtumira e fundit ditën e enjte. Lajmi është dhënë nga vëllai i saj, aktori Shkumbin Istrefi, në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale.

Vjosa Berisha ndërroi jetë pak ditë më parë në një spital të Londrës, pasi nuk arriti ta fitonte dot betejën me sëmundjen e rëndë.

Regjisorja do të varroset të nesër në varrezat e Prishtinës në Arbëri. Për jetën dhe veprimtarinë e Berishës po ashtu do të mbahet edhe një mbledhje komemorative në "Teatrin Kombëtar".

Postimi i plotë i Istrefit:

Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore të së dashurës sonë Vjosa Berisha:

E enjte, 30 qershor

– 14:00-15:00h homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës (foajea e TKK);

-15:00-16:00h Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (salla e madhe e TKK);

-17:00h Varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arberi).

E pamja

Datat 1,2,3 korrik (e premte – diele) në Hotel Grand , Prishtinë (kati 1)

nga 11:00-18:00h.

Familjet Berisha dhe Istrefi. 


Video