Aktorja Ruby Rose ka akuzuar këngëtaren Katy Perry për një incident të dyshuar të sulmit seksual që, sipas saj, ka ndodhur rreth dy dekada më parë në një klub nate në Melbourne.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i këngëtares ka mohuar kategorikisht akuzat, duke i cilësuar ato si të rreme dhe të rrezikshme.
Përmes një deklarate për TMZ, përfaqësuesi i Perry-t u shpreh:
“ Akuzat që qarkullojnë në mediat sociale nga Ruby Rose në lidhje me Katy Perry-n nuk janë vetëm të rreme, por edhe pasaktësi të rrezikshme dhe të pamatura. Znj. Rose ka një histori të bërjes së akuzave të rënda publike në mediat sociale kundër individëve të ndryshëm, akuza që janë mohuar vazhdimisht nga ata që janë emëruar .”
Sipas deklarimeve të Ruby Rose, incidenti i supozuar ka ndodhur kur ajo ishte rreth 20 vjeç, në klubin e natës “Spice Market” në Melbourne.
Aktorja e njohur nga serialet “Batgirl” dhe “Orange Is the New Black” e bëri publik pretendimin në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur një postimi të Complex lidhur me reagimin e Katy Perry-t ndaj një paraqitjeje të Justin Bieber në Coachella.
Në një nga postimet e saj, ajo shkroi:
” Katy Perry më sulmoi seksualisht në klubin e natës Spice Market në Melbourne. Kujt i intereson çfarë mendon ajo .”
Më pas, kur u pyet për më shumë detaje, ajo përshkroi incidentin e supozuar:
” Ajo nuk më puthi. Më pa duke pushuar në krahët e shoqes sime më të mirë për ta shmangur dhe u përkul, tërhoqi të brendshmet anash dhe shtypi organet gjenitale në fytyrën time derisa hapa sytë dhe volla mbi të .”
Në një postim tjetër, Ruby Rose shtoi:
“ E kisha treguar historinë publikisht, por e kisha paraqitur si një ‘histori qesharake për një të dehur’ sepse nuk dija si ta trajtoja ndryshe. Më vonë, ajo pranoi të më ndihmonte të merrja një vizë për në SHBA. Kështu që e mbajta sekret.”
Në reagimet e saj në rrjetet sociale, Ruby Rose deklaroi se ka vendosur të flasë publikisht pas rreth dy dekadash, duke theksuar se i është dashur kohë për të përballuar përvojën dhe për të gjetur forcën për ta ndarë atë.
Ajo shtoi se trauma dhe përvojat e tilla mund të kenë ndikim afatgjatë te viktimat.
Katy Perry nuk ka dhënë një reagim personal të drejtpërdrejtë, por përfaqësuesit e saj i kanë hedhur poshtë kategorikisht akuzat.