Rogerti kërcënon Mateon: Për këtë kryq, do vi me racën time te palestra

13 Prill 2026, 13:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ka agravuar së fundmi debati mes Mateos dhe Rogertit brenda në “BBVA5”, ku ky i fundit është përballur me kërcënime haptazi nga banori.

Duke debatuar të ulur në divan në ambientet e jashtme të shtëpisë, Rogerti dëgjohet teksa papritmas ngre tonin e zëri dhe e cilëson Mateon si djalë të poshtër. Ndërsa më tej e kërcënon banorin duke i thënë se bashkë do të kenë një përballje jashtë, madje në palestrën “Hit Fit”, ku Mateo është i punësuar si trajner personal.

Ti je djalë shumë i poshtër! Unë Gert Sterkaj do të vij me rracën time të palestra jote. I bëj thirrje shokëve të tu të jenë gati kur të vij unë, kaq! Për këtë kryq do të vij me rracën time të palestra!”, i thotë Rogerti Mateos.

Banori me ironi i kundërpërgjigjet: Aman ore se na fute frikën.

Sakaq, kujtojmë se 4 finalistët që janë në garë kokë më kokë për çmimin e madh, janë: Selin, Miri, Mateo dhe Rogerti.

Finalja e madhe e “Big Brother Vip Albania 5” është këtë të shtunë, më 18 prill, kur pritet të zbulohet se kush do e rrëmbejë çmimin e majmë.


Video