
Briteny Spears është shtruar në një qendër rehabilitimi, pasi u arrestua për drejtim automjeti në gjendje të dehur në Kaliforni.
Përfaqësues të saj konfirmuan se 44-vjeçarja është futur vullnetarisht në trajtim, ndërsa më herët ishte raportuar se ajo kishte nisur të punonte për veten pas incidentit. Bazuar në raportimet e mediave të huaja, ylli i pop-it nuk ka pirë më që pas aksidentit dhe ka marrë pjesë në takime të Alcoholics Anonymous.
Kujtojmë se Spears u arrestua më 5 mars, pasi u ndalua nga policia gjatë natës pranë shtëpisë së saj. Sipas raportimeve, makina e saj lëvizte në mënyrë të çrregullt, duke kaluar nga një korsi në tjetrën dhe me shpejtësi. Ajo u lirua disa orë më vonë. Këngëtarja pritet të paraqitet në gjykatë më 4 maj.