U kap me drogë në aeroportin e Stambollit? Reagon avokati i Valdrin Sahitit: Nuk është e vërtetë, ndodhi një keqkuptim me çantën

13 April 2023, 17:50Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U kap me drogë në aeroportin e Stambollit? Reagon avokati i Valdrin

Ditën e sotme u përhap në media se stilisti i famshëm Valdrin Sahiti u arrestua në aeroportin e Stambollit, pasi u kap me drogë, por duket se ky ka qenë një "fake news" dhe se aui ndodhet në Dubai.

Avokati i tij, Besnik Berisha shprehet se Valdrini ka vijuar rrugën normalisht pasi është ndaluar për kontroll dhe ka pasur vetëm një keqkuptim me çantën të cilën e kishte harruar në aeroplan.

“Nuk është e vërtetë që ai është arrestuar e aq më pak që është paraburgosur. Përkundrazi ai ka vijuar rrugën normalisht dhe keqkuptimi lidhur me çantën e tij që e kishte harruar në aeroplan është sqaruar me autoritetet turke dhe nuk ka asnjë çështje të ngritur kundër tij në shtetin e Turqisë dhe aq më pak për posedim të paautorizuar të substancave narkotike siç është raportuar”, tha Berisha.

Gjithashtu avokati Berisha ka njoftuar se stilisti tashmë ndodhet në Dubai dhe po vazhdon me planet e tij mbi biznesin.

"Ai aktualisht është në Dubai ku po vazhdon agjendën e tij biznesore. Falënderojmë të gjithë për shqetësimin e shprehur, por e vërteta është më ndryshe nga ajo cfarë është raportuar”, përfundoi Berisha.


Video