Fifi merr këtë vendim disa ditë para lindjes

13 April 2023, 17:44Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fifi merr këtë vendim disa ditë para lindjes
Fifi

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, po bëhet nënë për herë të parë, teksa është 39 javëshe dhe pret dita-ditës të sjellë në jetë foshnjën e saj.

Artistja është mjaft aktive në rrjetet sociale, por së fundmi duket se ka marrë një vendim. Ditën e sotme, Fifi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj përmes pyetje-përgjigjeve në InstaStory.

Por, ajo shkruan se ka dashur të bisedojë me ndjekësit, pasi sipas saj kur të lindë, vëmendjen do e marrë fëmija.

“Edhe do ditë i kom kohë me m’bo naj muhabet e me ju dhon muhabet se masnej ma merr vëmendjen dikush tjetër”, ka shkruar Fifi, ku duket se nuk do të jetë më aktive në rrjetet sociale, pas lindjes së foshnjës.

Gjatë bashkë-bisedimit, Fifi ka treguar se i ka gjetur emrin bebit të saj dhe se nuk i fillon as me F dhe as me A.

Fifi merr këtë vendim disa ditë para lindjesFifi merr këtë vendim disa ditë para lindjesFifi merr këtë vendim disa ditë para lindjes



Video