Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Moderatorja Ilda Bejleri është bërë ditën e sotme nënë për herë të parë, pasi ka sjellë në jetë një vajzë të cilën e pagëzoi me emrin Siena.
Së fundmi, Ilda na ka prezantuar me portretin e vogëlushes, pasi ka publikuar një foto të saj në rrjetet sociale. “Nga dashuria me dashuri, Siena jonë është këtu” shkruan Ilda krahas fotos duke e shoqëruar dhe me disa emoji zemra.
Kujtojmë që moderatorja është treguar gjithmonë shumë hermetike sa i përket jetës personale, sidomos gjatë periudhës së shtatzënisë. Ndërkohë, pavarësisht kuriozitetit të madh, Ilda ka vendosur që ta mbajë partnerin larg vëmendjes së publikut, teksa flitet se është një biznesmen i fuqishëm në Shqipëri.
