Ilda Bejleri bëhet nënë për herë të parë

8 August 2022, 12:38Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ilda Bejleri bëhet nënë për herë të parë

Moderatorja shumë e dashur e “T’ka mami yll”, Ilda Bejleri është bërë nënë për herë të parë.

Moderatorja ka sjellë në jetë një vajzë, dhe emri i veçantë që ka zgjedhur për vogëlushen e saj është Siena.

Ilda Bejleri është munduar që shtatzëninë ta mbajë larg vëmendjes së mediave.

Gjatë pritjes së ëmbël, ajo ka publikuar në Instagram vetëm një foto ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

Ndërkohë të gjithë janë bërë kuriozë për partnerin, që Ilda ka vendosur ta ruajë larg vëmendjes së publikut.

Ilda Bejleri bëhet nënë për herë të parë

 


Video