“Tregoi mungesë burrërie!” Arjan Konomi flet për ribashkimin e Donaldit me Borën dhe vihet në siklet

4 August 2022, 23:10Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Tregoi mungesë burrërie!” Arjan Konomi flet për
Arjan Konomi flet për ribashkimin e Donaldit me Borën

Marrëdhënia e Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj e cila nisi brenda mureve të shtëpisë së Big Brother Vip mori një vëmendje mjaft të madhe nga publiku, por edhe nga personazhe të ekranit, për shkak të tradhtisë që Donaldi i bëri Bora Zemanit.

Ndër ta edhe Arjan Konomi, opinionisti i ‘Për’puthen’ i cili shprehu hapur mospëlqimin ndaj Donaldit dhe nuk u kursye me deklaratat ndaj tij.

Por, sot çfarë ka për të thënë ai kur Bora Zemani u ribashkua me aktorin?

Këtë pyetje ia ka bërë një personazh i njohur i mediave sociale siç është Kozak Braçi gjatë një video-live në TikTok. I vendosur në siklet Arjani u mundua t’i shmangej pyetjes duke thënë: “Unë pata thënë se do bashkohen shumë shpejt”.

Më pas Kozaku tha: “Po ka qenë me skenar e gjitha se nuk do e falte Bora. Top Channel, reklamat gjërat me plan e gjitha.” Ndërkohë, Arjani ia ktheu: “Jo, jo nuk e besoj”.


Video