Flori Mumajesi merr vendimin e papritur, çfarë i ka ndodhur?

4 August 2022, 18:06Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Flori Mumajesi merr vendimin e papritur, çfarë i ka ndodhur?
Flori Mumajesi

Kantautori dhe këngëtari Flori Mumajesi vitet e fundit nuk ka qenë shumë aktiv sa i përket nxjerrjes në treg të hiteve të reja dhe koncertve, por gjithsesi mbështetja nga fansat atij nuk i ka munguar asnjëherë. 

Së fundmi, ai performoi në manifestin e kryeministrit Edi Rama në sheshin "Skënderbej" ma rastin e hapjes së negociatave me BE-në dhe 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

Por, me veprimin që ka bërë së fundmi në rrjetet sociale, Flori i ka befasuar të gjithë. Ai ka fshirë të gjitha postimet në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Instagram”. Gjithashtu, ai nuk ka profil as në rrjetin social Tik Tok.

Nuk dihet se çfarë i ka ndodhur apo se çfarë po mendon Flori që e ka ndërmarrë këtë akt. Mos vallë ai po mendon për një fillim të ri?

Flori Mumajesi merr vendimin e papritur, çfarë i ka ndodhur?


Video