Moderatori i njohur, Ardit Gjebrea e ka nisur mëngjesin me një postim prekës për nënën e ndjerë.
Moderatori ka ndarë një fotografi përmes së cilës ka kujtuar nënën e tij, e cila ndërroi jetë katër vite më parë.
Krahas fotos, ai ka shkruar disa fjalë prekëse.
"E keni parasysh kur ju rrëmben rutina e harroni çfarë është e shtrenjtë dhe vlen në jetë? Kaloni ditë pa marrë ne telefon apo pa përqafuar prindërit, pa u thënë sa i doni. Kam 4 vite pa të dhe çfarë nuk do jepja t'i puthja duart vetëm një herë, të ndjeja erën e saj, t'i thoja që e doja aq shumë sa asgjë në botë nuk e zëvendëson dot dashurinë e saj pa kushte.
Ndaj, merrni telefonin dhe pyeteni nënën tuaj si është, tregojini dashurinë tuaj, e nëse e keni pranë, pa i thënë gjë, ndjejani aromën, se një ditë do ju mungojë... po shumë...