Në një lidhje me Fisnik Sylën? Reagon Ester Bylyku

4 August 2022, 12:06Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në një lidhje me Fisnik Sylën? Reagon Ester Bylyku

Moderatorja Ester Bylyku ka reaguar për herë të parë pas zhurmës mediatike se ka nisur një romancë me ish-partnerin e Fjolla Morinës, Fisnik Sylën.

Në një postim në Instastory, moderatorja ka mohuar zërat se është në një lidhje me biznesmenin.

“Nuk jam në një lidhje. Me asnjë figurë publike!!”- shkruan ajo.

Nga ana tjetër Fisnik Syla ka konfirmuar zërat se është në një lidhje përmes Snapchat.

Ai publikoi një foto duke drekuar buzë detit me të dashurën e re. Ai akoma vazhdon ta mbajë mister identitetin e vajzë, të cilës i duket vetëm dora.



Video