Tashmë nuk është më e domosdoshme të zgjidhet mes një page më të madhe dhe lirisë për të punuar nga shtëpia. Megjithëse mundësitë për punë të paguar mirë në distancë janë pakësuar, ka ende dhjetëra të tilla me paga gjashtëshifrore.
Faqja popullore e kërkimit të punës Indeed pa një rritje prej 40% në punët në distancë midis marsit 2023 dhe marsit 2024. Disa prej tyre ofrojnë paga mbi 100.000 dollarë.
Punët më të kërkuara janë në industritë e teknologjisë, shitjeve dhe marketingut, sipas hulumtimit të ri të FlexJobs. Pra bëhet fjalë për paga të larta për punë që nuk kërkon praninë në kompani Këta sektorë panë një rritje prej rreth 30% në numrin e listimeve të punësimit me kohë të plotë, në distancë midis dhjetorit 2023 dhe majit 2024.
Për të ndihmuar punëkërkuesit në distancë, FlexJobs identifikoi tre punë që paguajnë të paktën 100.000 dollarë dhe ofrojnë mundësi me kohë të plotë.
Analistët shprehen se ekziston një keqkuptim se punësimi ngadalësohet në mënyrë drastike gjatë verës, por shumica e kompanive në një gamë të gjerë industrish ende po punësojnë, duke përfshirë edhe punët në distancë.