Abuzime edhe me të sëmurët mendorë, si u shtuan kostot e ndërtim...
5 Dhjetor, 22:19Fokus
Prej disa kohësh, Enca mungon në tregun muzikor, madje edhe në koncertet që artistët organizojnë.
Por duket se artistja po shijon ditë të mira në jetën private.
Prej gati 1 viti, ajo ka bërë publike lidhjen me masazhierin afrikan Mickey Neblett dhe që atëherë dyshja është kudo e pandarë.
Mediet kanë publikuar foto të çiftit në zonën e ish-Bllokut, ku duhet thënë Enca shfaqet tërësisht ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë në rrjetet sociale, apo edhe në daljet e saj publike.
E veshur me një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve, dukej se këngëtarja ende ka probleme me peshën.
Të dy me syze dielli dhe duke nxituar hapat çifti ka dalë nga parkimi për t’u drejtuar për tek destinacioni i tyre.