
Deri në 6 milionë dollarë / Partia Demokratike lobon në SHBA me ...
26 Prill, 19:51Fokus
Reperi i njohur portorikan, Don Omar ka treguar se është diagnostifikuar me kancer.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë superylli i muzikës latine përmes një postimi në Instagram, duke treguar se po lufton me kancerin.
“Sot po, por nesër nuk do të kem kancer”, ka shkruar reperi krahas fotos së dorës së tij, në të cilën mbante një rrip spitali nga një qendër mjekësore në Orlando.
“Synimet e mira priten mirë. Shihemi se shpejti. F*** kancer”– vazhdoi ai.
Lajmet për sëmundje e tij vijnë vetëm disa orë pasi ai postoi një reels në Instagram ku shfaqeshin audicione nga kërcimtarët për pjesën e dytë të turneut të tij “Back to Reggaetón”.
View this post on Instagram