Traileri i “GTA6” thyen rekorde, miliona shikime në pak orë në Youtube

5 December 2023, 17:03Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Traileri i “GTA6” thyen rekorde, miliona shikime në pak
Grand Theft Auto 6 / GTA6

Ditën e djeshme është publikuar trileri i videolojës së famshme “Grand Theft Auto” 6, duke arritur të thyejë rekorde në shikueshmëri.

Një prej video-lojërave më popullore në mbarë botën, GTA6, pritet të publikohet në vitin 2025.

Traileri ishte parashikuar të publikohej në datën 5 dhjetor, por për shkak se hakerat e nxorrën “online” një ditë më parë, “Rockstar Games” vendosi të publikojë origjinalin në datën 4 dhjetor.

Dhe në vetëm 16 orë nga publikimi, trileri i lojës së re ka arritur të mbledhë plot 72 milionë shikime. Numrin më të madh të shikimeve në Youtube për 24 orë e mban kënga “Dynamite” nga grupi K-Pop, BTS me plot 101 shikime në vetëm 24 orë.

Sipas Bloomberg, kompania e videolojës GTA6, pritet të mbledhë plot 8 miliardë dollarë nga shitjet në vitin 2025.


Video