Ndarja thjesht një show? Gazetari: Olsi dhe Egli mund të hyjnë të dy në BBVIP...

5 December 2023, 13:02Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndarja thjesht një show? Gazetari: Olsi dhe Egli mund të hyjnë

Sezoni i tretë i “Big Brother Vip Albania” do të nisë më 13 janar dhe aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku e ish-partnerja e tij Egli Tako janë dy ndër konkurentët që po përflitet se do të jenë pjesë e “BBV”, por ende nuk nuk është konfirmuar asgjë.

Monika Lubonja, Andi Vrapi dhe Liesa Haxhiasllani së fundmi kanë qenë të ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku ndër të tjerë kanë komentuar emrat e përfolur se do të jenë pjesë.

Pjesë nga biseda

Liesa: A do futet Olsi dhe Egli?

Gazetari: Mund të hyjnë të dy.

Andi: Nuk mendoj se do futen të dy në një kohë sepse nuk kanë dhënë idenë që janë ndarë në mënyrë të paqtë me njëri-tjetrin. Mendoj se do futet Olsi se i vlen më shumë për karrierën sepse Egli ka thënë që do heqë dorë nga qe do heq dore nga muzika dhe do të fokusohet tek palestra, tek të qenurit e shëndetshme dhe nuk mendoj se Efli do të futej në “Big Brother”.

Monika: Jo, ajo ka thënë që për momentin do tërhiqem.

Andi: Unë mendoj që do të futet Olsi dhe Eglin do të ja sjellin, do bëjnë një situatë të ngjashme me atë të Borës dhe Donaldit. Egli do të jetë e ftuara speciale.

Vetëm disa muaj më parë ish-çifti iu dhanë fund zërave duke konfirmuar ndarjen, duke treguar se ata nuk janë në një lidhje me njëri-tjetrit, megjithëse Olsi ka treguar se nuk ka qenë faji i asnjërit por sipas tij ishte zgjedhja më e mirë që kanë bërë sepse për herë të parë ata zgjodhën ta duan më shumë veten e tyre.


Video