Spotify kalon pritshmëritë, arrin më shumë se gjysmë miliard përdoruesish aktivë mujorë

26 April 2023, 11:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Spotify kalon pritshmëritë, arrin më shumë se gjysmë

Për herë të parë, Spotify Technology SA ka kaluar shifrën gjysmë miliard përdoruesve aktivë mujorë, rritje kjo e nxitur nga zgjerimi i platformës në më shumë tregje.

Numri i përdoruesve aktivë mujorë u rrit në 515 milionë në tremujorin e parë, duke tejkaluar pritshmëritë e Spotify dhe parashikimin e analistëve prej 500 milionë.

Abonentët Premium (me pagesë), të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të të ardhurave të kompanisë, u rritën me 15% në 210 milionë, duke i kaluar vlerësimet prej 206 milionë.

Parashikimi i abonentëve me pagesë prej 217 milionë për tremujorin aktual, gjithashtu tejkaloi pritshmëritë prej 212 milionë. Kompania parashikon 530 milionë përdorues aktivë në muaj për tremujorin e dytë.

Vitin e kaluar, Spotify paraqiti planet për të arritur një miliard përdorues, deri në vitin 2030 dhe për të arritur 100 miliardë dollarë të ardhura vjetore.

Gjithashtu premtoi kthime me marzh të lartë, nga zgjerimi i tij i kushtueshëm në podcaste dhe libra audio.

Të ardhurat tremujore të kompanisë prej 3.04 miliardë eurosh, ishin më të ulëta se parashikimet e analistëve prej 3.08 miliardë Euro. Kjo shënoi një humbje më të madhe se sa pritej.

Marzhi bruto u ul në 25.2%, nga 25.3% në tremujorin e një viti më parë.

Parashikimi i të ardhurave të Spotify, për tremujorin aktual prej 3.2 miliardë eurosh, gjithashtu nuk i kënaqi pritshmëritë prej 3.26 miliardë Euro.


Video