Soprano Ermonela Jaho shkëlqen me performancën para mbretit Charles III, ja eventi që i bëri bashkë

17 May 2024, 16:47Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Soprano Ermonela Jaho shkëlqen me performancën para mbretit Charles
Mbreti Charles III në Shtëpinë e Operas Mbretërore

Sopranoja e famshme shqiptare, Ermonela Jaho ka qenë pjesë e mbrëmjes gala në nder të Sir Antonio Pappano, në Shtëpinë e Operës Mbretërore.

Ajo është takuar me Mbretin Charles III, ku janë fotografuar krah njëri-tjetrit në skenën e madhe të operas, pas përfundimit të organizmit të rëndësishëm.

Ermonela Jaho performoi së bashku me kolegët e tjerë, Insung Sim, tenori Freddie De T.ommaso, Aigul Akhmetshina, Jonas Kaufmann dhe Bryn Terfel.

Soprano Ermonela Jaho shkëlqen me performancën para mbretit Charles
Mbreti Charles III dhe soprano Ermonela Jaho

Performanca gala u mbajt për nder të Sir Antonio, drejtori i muzikës operistike, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor në Shtëpinë e Operës Mbretërore. Charles është veçanërisht i afërt me Pappanon, i cili shërbeu si dirigjent në Kurorëzimin e Mbretit vitin e kaluar.

Charles, i cili ka qenë Mbrojtësi i Shtëpisë së Operës Mbretërore që nga viti 2009 dhe President i Baletit Mbretëror që nga viti 2003, mbetet një mbështetës i madh i artit. Ai u përshëndet nga duartrokitjet teksa iu bashkua Sir Antonio dhe muzikantëve kryesorë në skenë.

Vlerësimi i karrierës së Sir Antonios nga Mbreti Charles vjen pas një sërë angazhimesh për monarkun, i cili mori pjesë në pesë ngjarje publike në 48 orët e fundit. Kur u pyet në lidhje me shëndetin e tij, ai u përgjigj: “Jo shumë keq”.



Video