Shumica e baterive të telefonave shkarkohen më shpejt se sa pritet për shkak të keqpërdorimit dhe mirëmbajtjes së dobët.
Por ka disa mënyra se si mund ta bëni baterinë e telefonit tuaj të zgjasë më shumë.
Ekrani
Ulni ndriçimin e ekranit ose aktivizoni ndriçimin adaptiv, i cili rregullon automatikisht ndriçimin bazuar në mjedisin tuaj.
Aplikacionet në sfond
Kufizoni aktivitetin e aplikacioneve në sfond, edhe pse duken të mbyllura disa aplikacione vijojnë të punojnë në sfond (background). Ato mund të mbyllen në kategorinë "Apps" të telefonit.
Shërbimet e vendndodhjes
Çaktivizoni shërbimet e vendndodhjes ose vendosini ato në modalitetin "Kursimi i baterisë" kur nuk nevojiten.
Wi-Fi dhe Bluetooth
Fikni Wi-Fi dhe Bluetooth kur nuk përdoren, veçanërisht kur nuk jeni i lidhur me një rrjet ose pajisje.
Gjendje e aeroplanit
Përdorni modalitetin e aeroplanit në zonat me sinjal të ulët ose kur nuk keni nevojë për lidhje.
Përdorimi dhe lejet e aplikacionit
Rishikoni se cilat aplikacione mund të kenë akses në veçoritë e telefonit tuaj dhe kufizoni lejet për ato të panevojshme.
Shmangni temperaturat ekstreme
Shmangni ekspozimin e telefonit tuaj ndaj temperaturave ekstreme, të cilat mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e baterisë.