Rreshtimi i 5 planetëve, shfaqja e jashtëzakonshme në qiell që s'duhet humbur më 27 mars

27 Mars 2023, 21:24Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rreshtimi i 5 planetëve

Pas ikjes të diellit, mjafton të shikosh drejt Perëndimit për të qenë dëshmitar i një shfaqjeje unike.

5 planetë të Sistemit Diellor nga 8 gjithsej, Mërkuri, Venusi, Marsi, Jupiteri dhe Urani do të rreshtohen në vijë të drejtë dhe do jenë të dukshme nga perspektiva e tokës në një linjë të përkryer.

Kësaj radhe, spektakli i qiellit mund të admirohet edhe me sy të lirë (në disa raste mund të mjaftojnë edhe dylbi), falë pozicionit të diellit që do të ndriçojë trupat qiellorë , sidomos mbrëmjet e së hënës së 27 marsit dhe të martës, 28 mars.

Gianluca Masi, astrofizikani përgjegjës për programin shkencor italian Virtual Telescope , shpjegoi veçantinë e fenomenit.

“Një bashkim i elementeve të ndryshëm do të na lejojë të admirojmë Jupiterin, Venusin dhe Marsin, planetë përgjithësisht të dukshëm, të cilëve do t'u shtohet Urani, në perspektivë afër pozicionit të Venusit, dhe Mërkuri, i cili do të dalë nga shkëlqimi i mbetur i diellit”, tha Masi.

Video