“Më mungon Kiara, pse nuk më flet Luizi”, rrjeti shpërthen në kritika ndaj Oltës: Njeriu më fallco (FOTO)

27 Mars 2023, 20:15Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Olta Gixhari

Në fillim të "Big Brother" Olta u prezantua si vajza e hekurt që shkaktonte shumë debate, sulmonte, thurte plane e strategji për të nxjerrë të tjerët etj. Loja e saj me intriga nuk u prit mirë nga publiku duke shkaktuar kritika të shumta për të, e mospëlqyeshmëria ndaj aktores u reflektua edhe në mediat sociale ku humbi mijëra ndjekës.

Javët e fundit është vënë re se ajo ka ndryshuar strategji duke u shfaqur më e butë e madje edhe duke qarë shpesh. Por, fakti që ajo po qan kaq shumë pas veprimeve që bën po e bën të pabesueshme.

Për shembull sot ajo është përlotur duke thënë se i mungon Kiara. Por, dy vajzat nuk kanë pasur raport të mirë, përkundrazi. Olta është shprehur ashpër ndaj Kiarës duke thënë se "është pa karakter", "po përdor Luizin për lojë", "duhet të kishte dalë nga BBV prej kohësh", e madje e çoi edhe në televotim përballë Luizit e Bledit.

Të gjitha këto nuk i kanë bindur njerëzit se Oltës i mungon Kiara.

Për më tepër teksa qante ajo është shprehur e prekur se pse Luizi nuk i flet dhe se nuk do që ai të bëhet lider, ndërsa në një bisedë me Qetsorin hodhi helm ndaj lidhjes së Luizit me Kiarën.

Lexoni një pjesë të komenteve:

“Më mungon Kiara, pse nuk më flet Luizi”, rrjeti“Më mungon Kiara, pse nuk më flet Luizi”, rrjeti“Më mungon Kiara, pse nuk më flet Luizi”, rrjeti“Më mungon Kiara, pse nuk më flet Luizi”, rrjeti“Më mungon Kiara, pse nuk më flet Luizi”, rrjeti“Më mungon Kiara, pse nuk më flet Luizi”, rrjeti“Më mungon Kiara, pse nuk më flet Luizi”, rrjeti“Më mungon Kiara, pse nuk më flet Luizi”, rrjeti

 

 

Video