Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Reperi shqiptar Action Bronson, emri i vërtetë i të cilit është Arian Asllani, ka treguar se ka refuzuar për të luajtur në serialin e famshëm “Euphoria”.
Në intervistë të fundit, ai ka treguar se i kanë ofruar të luajë rolin e një shpërndarësi droge tek vajzat e shkollës së mesme.
“Ata donin që unë të luaja një shpërndarës droge që po shkonte me vajzat e shkollës së mesme. Action Bronson nuk e bën këtë, vëlla”, tha ai.
Kujtojmë se roli i ngjan shumë Fezco-s, i cili luhet nga Angus Cloud. Action Bronson ose Arian Asllani është shumë i njohur në SHBA. Reperi ka lindur në New York nga një baba mysliman shqiptar dhe një nënë hebreje.