“Big Brother VIP” ka shkaktuar ‘armiqësi’ dhe pakënaqësi jo vetëm mes ish-pjesëmarrësve por edhe mes këtyre të fundit dhe personazheve të tjera publike që kanë dhënë mendimet e tyre rreth situatave të ndryshme kur ata ishin pjesë e formatit. I tillë është edhe rasti i Armina Mevlanit dhe Einxhel Shkirës.
Një javë para mbylljes së reality-showt teksa po bënte parashikime rreth fituesit të madh të “Big Brother VIP”, Armina përjashtoi kategorikisht nga çmimi Einxhel për të cilën tha se nuk e pëlqen fare.
“Këtë Einxhel po e heq se nuk më pëlqen fare. -tha Armina duke shtuar: “Për mua e fiton Iliri për artistin që është dhe kontributin e tij. Ai është shumë i suksesshëm, ia ka nisur nga zero dhe ka arritur të bëjë emër në një vend të huaj”.
Më vonë Einxhel nuk e kurseu ironitë për të dhe e risolli në vëmendje deklaratën e saj. Ajo tha se Armina ka një mllef personal ndaj saj që ajo nuk mundet ta gjejë.
Së fundmi, Armina sqaroi se mes tyre nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje dhe mospëlqimi i Einxhelit si personazh i ‘Big Brother’, ishte thjesht mendimi i saj. Ajo tha se ishte Einxhel ajo që kishte folur jo mirë në publik për të.
“U bë shumë e madhe. Kam thënë se nuk më ka pëlqyer tek Big Brother. Jo gjithë njerëzit nuk mund t’i pëlqesh maksimalisht dhe mendimet i japim lirshëm se për këtë punë jemi këtu. Është keqinterpretuar. Unë me Einxhel kam punuar, e njoh në kushte të tjera dhe në momentin që kam punuar nuk kisha miqësi të afërt. Publikisht e kam dëgjuar nga Einxhel që nuk ka folur mirë për mua, pa arsye. Unë nuk kam thënë ‘S’dua ta shoh me sy’, ajo ajo ashtu e mori. U bë shumë e madhe. Çdo njeri ka atë të vetëm. Nuk kam asgjë, nuk kam diçka konkrete. Ka qenë shumë konfliktuale dhe nuk më ka pëlqyer.”, –sqaroi Armina.