
Moderatorja Fatma Haxhialiu ka reaguar e revoltuar pas kritikave të shumta ndaj Ronela Hajatit lidhur me performancën e saj në Eurovision, e cila dështoi të shkonte në finale.
Në një postim në rrjetet sociale, Fatma shkruan se “nuk ngeli profesor e doktor pa folur për cicat, kofshët e b*thën e Ronelës”, në vend që të flasin për problemet e vërteta që ka Shqipëria.
Sipas saj, performanca e Ronelës provokoi, evokoi dhe shpërfaqi edhe një herë frustrimin seksual të një populli incestual që akoma ka turp të shikojë veten lakuriq në pasqyrë.
"Jallaaaaah belaaa, nuk ngeli profesor e doktor pa fol per cicat, kofshet e b*then e Roneles. Nje barre me shkolle e shkoni merreni me analiza peshe trupi e cicat e grave…e pra ky eshte problemi i VERTETE ne THELB ne kete vend !!!
Ne vend te analizave profesionale ne punet tuaja, ne vend qe te ulerini per nje shendetesi me te mire, se po vdesim si minj dyerve te spitaleve, ne vend qe te ulerini per shifrat skandaloze te analfabetizmit ne vend, ne vend qe te flisni per drejtesine mjerane, ne vendin e kapur nga te fortet, shkoni e merreni me performanca eurovizioni, akoma nuk jeni nginjur me gjinj te zhveshur grash, nuk keni faj, ne thelb kaq banal jeni .
Kjo performance provokoi, evokoi dhe shperfaqi edhe njehere frustrimin seksual te nje populli incestual qe akoma ka turp te shikoje veten lakuriq ne pasqyre! Te tjerat (qe as nuk me shqetesojne), jane llafe kafesh me vra kohen, mqs e kemi me tepri si popull !" - shkruan moderatorja.
Ronela Hajati bëri një performancë të mirë në gjysmëfinale të Eurovision, me një koreografi ritmike që i shkonte edhe këngës, teksa shpërtheu edhe me vokalin e saj në skenën e madhe në Torino të Italisë ku rrëmbeu edhe duartrokitet e publikut, por kjo nuk i mjaftoi për të shkuar në finale.
