Apple ka ndërprerë prodhimin e iPod-it, 20 vjet pasi e prezantoi këtë pajisje ikonike. Gjiganti i teknologjisë amerikane tha iPod është zëvendësuar nga pajisje të tjera duke e bërë atë të tepërt.
Greg Josëiak, drejtues i lartë i Apple për marketingun tha se gjithsesi fryma e iPod jeton.
"Ne kemi integruar një përvojë të jashtëzakonshme muzikore në të gjitha produktet tona, nga iPhone tek Apple Watch tek HomePod mini dhe në Mac, iPad dhe Apple TV.
"Dhe Apple Music ofron cilësi tingulli lider në industri me mbështetje për audio hapësinore - nuk ka mënyrë më të mirë për të shijuar, zbuluar dhe përjetuar muzikën"
Në tetor 2001, Steve Jobs debutoi iPod-in origjinal dhe ishte pajisja e parë MP3 që mund të mbante 1000 këngë dhe kishte një jetëgjatësi 10-orëshe të baterisë.
"Me iPod, Apple ka shpikur një kategori krejtësisht të re të riprodhuesit muzikor dixhital që ju lejon të vendosni të gjithë koleksionin tuaj muzikor në xhep dhe ta dëgjoni atë kudo që të shkoni", tha ai në atë kohë.
Pajisjet e ngjashme MP3 të lëshuara nga Microsoft dhe Sony nuk patën të njëjtin sukses si iPod. Apple ka lëshuar pesë versione të iPod- Classic, Touch, Shuffle, Mini dhe Nano.