Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Kodi voluminoz i rregullave të qarkullimit rrugor ka disa parashikime që askujt nuk i ka shkuar, apo i shkon në mendje, por një gjobë e policisë mund t’ua ngulitë në memorie.
I tillë është rasti i një qytetari nga Durrësi, që me automjetin e vet luksoz kishte nxjerrë në shëtitje qenin.
Qeni ishte i ulur në vendin e parë të pasagjerit, sigurisht pa rrip sigurimi. Gjatë shëtitjes, kafsha kishte nxjerrë gjysmën e trupit në dritare.
Kjo i ka kushtuar të zotit plot 6 mijë lek gjobë, për shkelje të Kodit Rrugor.
“Është konstatuar dhe provuar me pamje duke transportuar kafshë shtëpiake, jo sipas kushteve të përcaktuara në dispozitë”, shkruhet në gjobën e vendosur.