Të përsosura si destinacion për pushime, 10 shtëpitë më të pëlqyera në Instagram

5 February 2022, 20:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Të përsosura si destinacion për pushime, 10 shtëpitë

Nëse jeni të interesuar për shtëpi me qira, që janë të përsosura si destinacione për pushime, atëherë hidhuni një sy listës së mëposhtme.

Airbnb ka zbuluar 10 shtëpitë më të pëlqyera në faqen e vet zyrtare në Instagram për vitin 2021 – dhe ato variojnë nga disa shtëpi shumë tërheqëse deri tek ato që të lënë pa frymë.

Shtëpia e renditur në krye të listës ndodhet në Utah. Ajo mori mbi 60,000 pëlqime, pasi përdoruesit e Instagram u mahnitën nga peizazhet e mrekullueshme malore që u ofron pushuesve fatlumë kjo shtëpi.

Në këtë renditje përfshihet gjithashtu një shtëpi fshati shumë e bukur në Francë, si dhe një shtëpi-varkë mbresëlënëse në Serbi.

10.HISTORIC GUESTHOUSE AND GARDENS (Marietta, Georgia, Shtetet e Bashkuara): Një ‘shtëpi unike’, e cila më parë ka qenë banesa e dy guvernatorëve të Georgia që është ‘e mbushur plot me histori’.

Të përsosura si destinacion për pushime, 10 shtëpitë

Pëlqime në Instagram – 27,077

9.Hermosa Cabana (Mineral del Chico, Gidalgo, Meksikë): Kjo kabinë me lartësi sa dy kate rrethohet me pemë dhe ndodhet në afërsi të fshatrave malorë Mineral del Chico dhe Mineral del Monte.

Të përsosura si destinacion për pushime, 10 shtëpitë

Pëlqime në Instagram – 27,096

8.Maison Lafleur (Le Vignau, Francë): E rrethuar nga dushqe shekullore, kjo shtëpi tradicionale fshati me korniza prej adruri daton që në shekullin XVIII, por një restaurim i kohëve të fundit i ka shtuar asaj disa komoditete moderne, si për shembull një pishinë me ngrohje.

Të përsosura si destinacion për pushime, 10 shtëpitë

Pëlqime në Instagram – 27,565

7.Mariner Boathouse (Beograd, Serbi): E renditur e shtata në listë, kjo shtëpi-varkë ‘mahnitëse’ është ankoruar në bashkimin e lumenjve Sava dhe Danub në Beograd.

Të përsosura si destinacion për pushime, 10 shtëpitë

Pëlqime në Instagram – 28,651

6.Villa Amalfi (Tulum, Meksikë): Airbnb e përshkruan këtë shtëpi si një ‘vilë moderne të mrekullueshme’, e cila ‘karakterizohet nga linja të pastra, hapësira të hapura dhe dritare të mëdha’, duke dhënë ‘ndjesinë e jetës në natyrë’.

Të përsosura si destinacion për pushime, 10 shtëpitë

Pëlqime në Instagram – 31,020

THE WOODLANDS HOUSE (Sandy, Oregon, Shtetet e Bashkuara): Shtëpia Woodlands ndodhet në pesë hektarët e një pylli të vjetër privat dhe ofron dy veranda në natyrë, ‘të rrethuara nga pisha të larta’.

Të përsosura si destinacion për pushime, 10 shtëpitë

Pëlqime në Instagram – 31,388

THE KINGDOM A-FRAME (Burke, Vermont, Shtetet e Bashkuara): E ndërtuar në vitin 1968, ky A-Frame ‘piktoresk’ ndodhet vetëm pak minuta larg nga Kingdom Trails, Mali Burke dhe Liqeni Willoughby.

Të përsosura si destinacion për pushime, 10 shtëpitë

Pëlqime në Instagram – 34,691

CROW’S NEST (Monte Rio, Kaliforni, Shtetet e Bashkuara): E vendosur lart në pyjet e Monte Rios, Crow’s Nest ofron një pamje të këtij pylli të vjetër “si nga sytë e shpendëve”.

Të përsosura si destinacion për pushime, 10 shtëpitë

Pëlqime në Instagram – 35,957

Raven Rock Treehouse (Fletcher, Karolina e Veriut, Shtetet e Bashkuara): E përshkruar nga pronari i saj si ‘terapi radikale jashtë realitetit’, Raven Rock Treehouse ndodhet mes pemëve pranë kabinës Raven Rock, në një zonë prej 40 hektarësh plot me kafshë të egra të botës së gjallë.

Të përsosura si destinacion për pushime, 10 shtëpitë

Pëlqime në Instagram – 39,566

ZION ECOCABIN (Hildale, Utah, Shtetet e Bashkuara): Fotoja më e pëlqyer në profilin e Instagram të Airbnb për vitin 2021 shkon për Zion Ecocabin në Utah dhe pamjen e bukur që mund të shihet prej saj – një ‘panoramë befasuese’ e maleve të Zionit.

Të përsosura si destinacion për pushime, 10 shtëpitë

Pëlqime në Instagram – 61,051  / Daily Mail



Video