Qeni i Presidentes moldave kafshon Presidentin austriak (VIDEO)

17 November 2023, 19:40Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qeni i Presidentes moldave kafshon Presidentin austriak (VIDEO)
Qeni i Presidentes moldave kafshon Presidentin austriak

Qeni i Presidentes moldave ka kafshuar dorën e Presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen.

Presidentja Maia Sandu ishte duke shëtitur me të ftuarin e saj në ambientet e rezidencës presidenciale në Kishinau, kur lideri austriak u përpoq të përkëdhelte qenin e saj, i cili e kafshoi.

Qeni, i quajtur Codrut, ishte frikësuar nga numri i njerëzve aty pranë, tha Presidentja Sandu.

Presidenti Van der Bellen u pa më vonë me një dorë të fashuar dhe postoi një video në X (Twitter) duke thënë se ai ishte një njeri i pasionuar pas qenve.

 


Video